Avokatët e Heard kërkuan që të anulohet gjyqi i Deep NULL NULL 03.05.2022 22:37 03.05.2022 22:37 Gjyqi i Johnny Depp kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard, arriti sot në gjysmë të rrugës kur këshilli ligjor i Johnnyt prezantoi dëshmitarin e fundit. Në këtë pikë të gjyqit, avokatët e Amber kërkuan që gjyqtari ta pushonte zyrtarisht çështjen, pasi ata pretenduan se avokatët e Johnnyt nuk kishin paraqitur prova të mjaftueshme për të dëshmuar anën e tyre. Gjykatësja Penney Azcarate, e hodhi poshtë këtë kërkesë. Avokatët e aktorit po argumentojnë se ai humbi miliona dollarë dhe rolin e tij në ekskluzivitetin e filmit Pirates of the Caribbean, pasi Amber publikoi shkrimin e saj në gazetën Washington Post, duke riafirmuar akuzat e saj për dhunë në familje kundër ish-it të saj, Depp.