Avni Zeneli: Besforti ka thënë me ditë që karriera përfundon këtu nuk shkoj më në Kosovë NULL NULL 06.10.2024 17:51 06.10.2024 17:51 Avni Zeneli ka zbuluar ekskluzivisht për Klan Kosova se djali i tij Besfort Zeneli nuk e ka ndërmend që të kthehet më te Kombëtarja e Kosovës. Avniu thotë se këtë vendim e ka marrë Besforti, pas trajtimit që iu Arbërit nga Federata e Futbollit e Kosovës. “Për Besfortin ka mbaruar. Besforti është më shumë më i ndjeshëm për atë s’ka ardhur në vitin e kaluar me u21 me Tovërlanin, kur e ka parë atë situatë, Besi ka thënë me ditë që karriera përfundon këtu nuk shkoj më në Kosovë, kur e ka parë atë shkelje”, ka thënë Avni Zeneli për Klan Kosova. “Kur i ka dëgjuar Besforti, djali ka qarë qysh ia ka bo padrejtësinë Arbërit. Arbëri u lëndu në Kosovë dhe plus kam folur atë ditë me Agim Ademin në Mal të Zi, ma ka lehtësuar atë dhimbje, më ka thënë jemi me të s’ka me pasë problem. Kur u kthye prej Kosovës nuk i ka bo asnjë telefonatë le ma që të kujdeset për të. Besfortin kjo e ka shtyrë që t’i thotë jo Kosovës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.