Avdyli: PDK-ja s’e ka lluksin të na caktojë emrin e kryeparlamentarit NULL NULL 24.08.2025 10:38 24.08.2025 10:38 Deputeti i Vetëvendosje nga Lista GUXO, Haxhi Avdyli sot në emisionin "DPT te Fidani". Deputeti nga radhët e koalicioni LVV-Guxo, Haxhi Avdyli, ka folur për media para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Avdyli tha se PDK-ja nuk mund t’ua caktojë atyre emrin e kryeparlamentarit. “Nuk e kanë atë lluks që PDK-ja të na caktojë emrin e kryeparlamentarit. Ne i ftojmë për dialog, ne i ftojmë për bashkëbisedim të gjetjes së një uniteti dhe të krijimit të institucioneve”, deklaroi Avdyli. Ai theksoi se për Qeveri nuk e kanë ndërmend të kërkojnë përkrahje nga opozita. Kjo është seanca e tretë konstituive pas shpalljes së aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Në seancën e kaluara dështuan për t’i marrë votat, Albulena Haxhiu, Donika Gërballa dhe Hekuran Murati. Mbetet të shihet se kush do të propozohet sot dhe nëse do të arrijë t’i marrë votat.