Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Avdullah Hoti: Jemi një hap më afër përmbylljes së marrëveshjes Kosovë-Serbi (VIDEO)

NULL NULL
03.09.2020 23:10

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha se janë një hap më afër para përmbylljes së marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“Nesër presim të finalizojmë këtë diskutim që patëm sot”, tha ai para gazetarëve.

Ai tha se është diskutuar edhe për njohjen e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Për çdo gjë që flasim me Serbinë është njohja. Sot kemi bërë hap të madh drejt përafrimit. Marrëveshjet e dëmshme për Kosovën nuk kanë ardhur dhe s’do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë. E kemi bërë një progres të madh në çuarjen përpara bashkë të këtij procesi”.

Ndërkaq, për çështjen e ndryshimit të kufijve tha se “as nuk është shtruar e as s’do të shtrohet ndonjëherë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.