Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AUV asgjëson mbi 21 ton peshk të llojit Merluc, përmbante parazitë

NULL NULL
19.09.2024 19:08
cvPeshku i asgjesuar nga AUV
Peshku i asgjesuar nga AUV

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se mbi 21 ton peshk i llojit Merluc nuk i kanë lejuar të dalin në shitje nga operatori ekonomik që i ka importuar.

Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se operatorit ekonomik i ishte kërkuar që këtë sasi të peshkut ta dërgojë në vendin e origjinës, por nuk ishte mundësia.

“Në pamundësi të kthimit, asgjësohen 21,380 kg peshk i llojit Merluc produkt nga importi. Sipas legjislacionit në fuqi kjo sasi e peshkut nuk plotësonte kriteret ligjore për konsum publik. Ekipet inspektuese profesionale të mjekësisë veterinare të AUV-së, në kontrolle fizikë organoleptik, vërejtën shenja të prezencës se parazitëve në produktin peshk i ngrirë”.

“Menjëherë sasia u ndalua për qarkullim në treg dhe e njëjta u mostrua për  konfirmim me anë të analizave laboratorike. Dyshimi i ngritur rezultoi se ishte evident, duke zbatuar procedurën mbi produktin u vendos masa e ndalesës për qarkullim, e njëjta u bllokua në depon e distributorit”.

“Biznesi nuk arriti brenda afatit kohor të kthejë produktin në vendin e origjinës, ai paraqiti kërkesën për asgjësim, proces ky i cili u krye në prezencë të inspektorëve”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.