Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Autoriteti i Konkurrencës, gjysma e buxhetit në dreka e darka (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 01.11.2023 20:24

Ndonëse për detyrë e kanë mbikëqyrjen e tregun, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës u tha të jetë kompania kampione sa i përket shpenzimeve jashtë vendit.

Ky institucion është i vetmi që ka harxhuar 50% të buxhetit të vet për udhëtime zyrtare, në akomodim dreka e darka.

Kështu u tha në Komisionin për Buxhet, Punë e Transfere, të mërkurën.

”Nuk ka asnjë institucion në Republikën e Kosovës që ka këtë statistikë. Deri sot në Kuvend nuk ka ardhur një institucion me përqindje kaq të madhe të shpenzimeve në këto kategori. Për mua është shqetësuese”, ka thënë Eman Rrahmani, deputet i VV-së.

Megjithëkëtë, me këtë s’po pajtohen zyrtarët financiar të AKK-së, që po thonë se nuk janë më keq se institucionet tjera.

”Me 56 mijë euro totali i mallrave dhe shërbimeve në boten e jashtme janë shpenzuar 24 mijë euro që i bie 40 për qind dhe jo 50, pajtohem që është përqindje e madhe. Por, mos të harrojmë se ky 56 mijë është shumë i vogël në raport me institucionet tjera”, tha Arsim Ternava, zyrtar financiar në AKK.

Të mërkurën në komisionin për buxhet, punë e transfere, shpenzimet enorme të tyre AKK u arsyetuan edhe me shtim të stafit.

lajme të ngjashme