Autoritetet turke përdorin topa uji kundër protestuesve kurdë (VIDEO) NULL NULL 20.08.2019 22:58 20.08.2019 22:58 Policia turke ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit që demonstruan në juglindje të Turqisë. Protestat janë organizuar për të shprehur pakënaqësinë për largimin e tre kryebashkiakëve kurdë, një muaj pas zgjedhjes së tyre nga elektorati, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. Ankaraja ka zëvendësuar kryebashkiakët nga Partia Demokratike pro-kurde me zyrtarë të tjerë të Qeverisë. Gjithashtu autoritetet turke kanë arrestuar më shumë se 400 persona nën dyshimin se janë militantë, veprim ky që është kritikuar ashpër nga partitë opozitare. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ferizaj: Arrestohet një person për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve 5 minuta më parë