Autoritetet tajlandeze detyrohen të largojnë tigrat nga tempulli budist NULL NULL 31.05.2016 09:05 31.05.2016 09:05 Autoritetet e kafshëve të egra në Tajlandë kanë filluar largimin e tigrave nga nje tempull budist, pas akuzave për trafikimin dhe abuzimin e kafshëve të egra. Tre nga 137 tigrat në tempullin në provincën Kanchanaburi, u zhvendosën nga aty të gjatë së hënës, njofton Klan Kosova. Ndërkaq operacioni me personel prej 1000 personave do të zgjas gjatë gjithë javës. Murgjit të cilët mohojnë të gjitha akuzat rezistuan në fillim por tashmë u dorëzuan me paraqitjen e një urdhri të gjykatës tajlandeze. Sipas raportimeve tigrat janë do të zhvendosen për kujdes në streha të kafshëve, thanë autoritetet, njofton Klan Kosova.