Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Autobusi për Aeroport pa udhëtarë, po punon me humbje (VIDEO)

NULL NULL
13.08.2019 20:28

Autobusi i linjës Prishtinë – Aeroport nuk mori asnjë udhëtar në orarin e orës 13:00 të së martës.

Më së shumti ky transport po përdoret nga punëtorët e aeroportit.

E pjesën tjetër të udhëtarëve e përbëjnë shtetas të huaj, njofton Klan Kosova.

Por, linja e lëshuar në funksion nga 1 maji, nuk po shënon rritje të numrit të udhëtarëve as në këta muaj të verës kur shënohet fluksi më i madh i njerëz që vijnë ose largohen përmes Aeroportit. Sipas zyrtarëve të këtij të fundit, janë 360 mijë udhëtar të regjistruar në muajin korrik dhe javën e parë të gushtit.

Dikush po ankohet se autobusi që lëviz çdo 60 minuta prej orës 3 të mëngjesit deri në 20, ka mangësi në kapacitetin e transportit të bagazhit.

Kronikë nga Merita Neziri.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.