Autobusi dhe makina përplasen dhe përfundojnë në Lanë, lëndohen pesë persona NULL NULL 30.04.2022 08:13 30.04.2022 08:13 Një autobus i mbushur me pasagjerë i linjës së Unazës dhe një makinë kanë përfunduar në lumin e Lanës në Tiranë pasi janë përplasur me njëra-tjetrën. Autobusi ka përfunduar mbi makinën e përmbysur në lumë. Paraprakisht dyshohet që shkak i kësaj ngjarjeje të jetë një manovër e gabuar e shoferit të makinës për parakalim. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të pasdites së kësaj të premteje në zonën e njohur si “Kinema Agimi” në kryeqytet. Nga kjo ngjarje mbetën të lënduar pesë persona, dy të rinjtë të cilët ndodheshin në makinën e përfshirë në aksident, shoferi dhe fatorinoja i autobusit dhe një qytetare që ndodhej në autobus. Sipas policisë ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit dhe policia. Po ashtu, atje shkoi edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj./tvklan/