Autobusë dhe vetura të shumta anembanë Kosovës nisen drejt Prishtinës për Marshin e Drejtësisë (VIDEO) NULL NULL 02.04.2023 13:40 02.04.2023 13:40 Qytetarë në numër të madh nga pjesë të ndryshme të vendit janë nisur për të marrë pjesë në Marshin për Drejtësi që do të mbahet në Prishtinë. Me makina dhe autobusë të shumtë kosovarët u nisën nga të gjitha qytetet e vendit. Marshi do të fillojë nga ora 14:00, dhe do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”. Ky marsh solidarizues është në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë. Në mbështetje të marshit kanë dalë parti politike, sindikata, organizata, si dhe qytetarë të shumtë. Ky marsh vjen një ditë para se të fillojë gjykimi në Hagë i, Thaqit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.