Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Austria nuk lejon hyrjen e ballkanasve (VIDEO)

NULL NULL
01.07.2020 15:35

Tavolinë  po zbukurojë me lule.

Ajo shtura në qendër të Pragës, në këtë urë historike,  si një vend takim për çekët të cilët në këtë formë vendosën ta kremtojnë heqjen e kufizimeve shtetërore  të parandalimit të virusit korona.

E në tryezën e mbushur,  njerëzit shijuan ushqimet tradicionale të shoqëruara me  këngë.

Çekia e cila ka te raportua 11 mijë 960 raste  dhe 350 vdekje me Covid-19 do ta ketë të drejtën e udhëtimit ne vendin fqinj të saj, Austrinë.

Mirëpo ky  shtet vendosi të ndalojë udhëtimin për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Bosnjën, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë, për shkak të shifrave të larta me Covid-19.

Ndërkohë, Gjermania fqinje ka thënë se po lehtëson kufizimet për udhëtarët  e 11 vendeve  jashtë Bashkimit Evropian,  por që nuk përfshinë listen e plotë të rekomanduar të BE-së.

Derisa BE  nga 1 korriku ka vendosur ti rihapë kufijtë e saj për qytetarë nga 15 vende që nuk janë anëtare të bllokut, përfshirë Korenë e Jugut, Kanadanë dhe Japoninë.

Në listë nuk figurojnë as SHBA-ja, Brazili dhe Rusia, vendet që kanë raportuar me numër të lartë të rasteve me Covid-19.

Kronikë e përgatitur nga Iliri Pireva.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.