Australia konfirmon se Gjokoviqit ia ka ndaluar hyrjen për tri vjet NULL NULL 16.01.2022 23:23 16.01.2022 23:23 Novak Gjokoviqit do t’i ndalohet të hyjë në Australi për tre vjet pasi u miratua anulimi i vizës së tij, ka konfirmuar qeveria federale. Në një intervistë në emisionin “Today”, ministrja e Punëve të Brendshme, Karen Andrews konfirmoi ndalimin për tre vjet të Novak Gjokoviqit. “Ai anulim u mbështet nga Gjykata Federale, kështu që si rezultat i kësaj, atij do t’i ndalohet hyrja për tre vjet në vend”, tha Andrews, Ministrja e Punëve të Brendshme. Gjokoviq u largua nga Australia vonë të dielën mbrëma pas 11 ditësh, teksa nuk do të ketë mundësi që të luajë në Grand Slamin që mbahet këtë vit. /Klankosova.tv/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Formula 1 Shiu shkakton trazira, por Norris del fitimtar në garën britanike të Formula 1 5 orë më parë