Auditimi për 2024 – “Avullohen” investimet kapitale e subvencionet (VIDEO) NULL NULL 04.07.2025 20:36 04.07.2025 20:36 Institucione e ndërmarrje publike u inspektuan për një vit të tërë. Krejt të gjeturat e tyre për 2024-tën, Zyra Kombëtare e Auditimit i paraqiti gjatë të premtes. Për nivelin qendror auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca bëri me dije se janë evidentuar shumë parregullsi sidomos tek investimet kapitale. “Pagesa para pranimit të furnizimit të vetuarave zyrare shpërblimi me kontratë të operatorëve ekonomik të papërgjegjshëm, vonesa e trajtimit të ankesave të ekspertëve shqyrtues si dhe mangësi të tjera në fushen e prokurimit publik”, tha ajo. Hiç më pak shkelje nuk ka as tek kategoria e subvencionimit. “Mos funksionalizimi i projektit pëe sistemin e ujitjes në komuna si rezultat nga buxheti i subvencioneve, në mungesë të kufizimeve teknike të subvencionimit me libra shkollor ka rezultuar që kanë përfituar individ që nuk i plotësojnë kriteret, vonesa në realizim të grandeve në bujqësi”. Mosrespektimi i ligjit u evidentua edhe në KEK, KOST e Trepçë. ZKA-ja ka dërguar informacione në Prokurori për 11 raste që lidhen me parregullsi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025