Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Audi RS Q8 thyen rekordin e Mercedes AMG GLC 63 S (VIDEO)

NULL NULL
24.11.2019 09:53

Audi ka zgjeruar prodhimin e serive sportive.

Pas Q8 dhe SQ8, prodhuesi gjerman po planifikon ta nxjerrë edhe serinë RS Q8.

Pas publikimit të këtij modeli u bë edhe testimi në një nga pistat më të njohura “Nurburning”.

Kjo veturë e ka thyer rekordin për kohën më të shpejtë për kategorinë e veturave SUV, të cilin më parë e mbante vetura Mercedes-Benz AMG GLC 63 S. Modeli RS Q8 këtë pistë e kaloi për 7 minuta e 42 sekonda, shtatë sekonda më shpejt se rekordi i mëparshëm.

“Audi RS Q8 ka motor me vëllim prej 4.0 litrash, me tetë cilindra, i cili prodhon 600 PS, njësoj si modelet RS6 dhe RS7. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.8 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në mënyrë elektronike në 250 kilometra në orë “- shkruan Motor Trend përcjellë Klan Kosova.

Ky model ka 600 kuajfuqi dhe ka një çmim prej 127 mijë eurosh.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.