Aubameyang në radarin e Barcelonës NULL NULL 15.12.2021 20:06 15.12.2021 20:06 Pierre-Emerick Aubameyang është njëri prej lojtarëve, të cilin Barcelona synon ta transferojë në afatin kalimtar të janarit. E ardhmja e 32-vjeçarit në “Emirates Stadium” është vënë në dyshim, pasi Mikel Arteta mori vendim për t’ia hequr shiritin e kapitenit, pas një shkeljeje të disiplinës. Barcelona është duke e vëzhguar nga afër situatën e Aubameyang me synimin për të nisur një ofertë në janar, teksa edhe Juventusi ka shprehur interesim për sulmuesin, shkruan Sport, transmeton Klankosova.tv. Aubameyang, me Arsenalin, ka zhvilluar 163 paraqitje, ndërsa ka shënuar 92 gola dhe ka asistuar 22 të tjerë.