Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Atmosferë elektrizuese para ndeshjes Shqipëri–Poloni, Shakohoxha: Shpresojmë në fitore historike (VIDEO)

NULL NULL
26.03.2026 20:21

Shqipëria do të përballet me Poloninë në një ndeshje të rëndësishme, ndërsa atmosfera në qytetin pritës është mjaft e zjarrtë.

Gazetari sportiv Dritan Shakohoxha, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Klan Kosova, ka përshkruar emocionet dhe mbështetjen e madhe të tifozëve shqiptarë.

“Sigurisht që po valvitet flamuri. Shpresojmë që ky flamur të valvitet dhe futbollistët, në dritën e tij, të na udhëheqin drejt një fitoreje historike këtu”, u shpreh ai.

Sipas Shakohoxhës, interesimi i tifozëve është i jashtëzakonshëm.

“Emocionet janë të mëdha. Janë më shumë se 3 mijë tifozë. Ata janë shumë entuziastë dhe i kanë mbushur rrugët e qytetit. Besoj që do të kemi festë edhe pas ndeshjes”, deklaroi ai.

Ndiqeni videon:

lajme të ngjashme