Atletico Madridi fiton me çykë të zorit te Girona NULL NULL 13.03.2023 23:03 13.03.2023 23:03 Atletico Madrid ka shënuar fitore minimale si mysafir i Sporting Gironës, 0:1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të La Ligës. Një gol i Alvaro Moratës në minutën e katër të lojës shtesë fillimisht u anulua, mirëpo goli u pranua pas rishikimit me sistemin VAR. Atleticoja e përforcon sadopak pozitën e tretë me 48 pikë, tri më shumë se Real Sociedadi që u ndal me barazim te Real Mallorca. Ndërkaq, Girona zë vendin e 12-të me 30 pikë.