Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Atlético Madrid në garë për Semenyo

NULL NULL
30.09.2025 15:01

Atlético de Madrid është futur në garën për nënshkrimin e sulmuesit 25-vjeçar ganez, Antoine Semenyo, i cili po shkëlqen me Bournemouth në Premier League.

Me katër gola dhe dy asistime në shtatë ndeshjet e para të sezonit, Semenyo është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së trajnerit Andoni Iraola.

Përveç Atleticos, edhe Manchester United, Tottenham, Manchester City, Aston Villa, Bayern Munich dhe RB Leipzig e ndjekin nga afër situatën, megjithatë, transferimi i tij pritet të jetë i vështirë pasi Bournemouth nuk dëshiron ta shesë lojtarin kryesor këtë sezon. Kontrata e Semenyo zgjat deri në vitin 2030 pa klauzolë largimi.

lajme të ngjashme