Atletët kosovarë rrëmbejnë pesë medalje në Kampionatin Evropian në San Marino NULL NULL nga Jon Ajeti 06.06.2021 15:22 nga Jon Ajeti 06.06.2021 15:22 Kombëtarja e Kosovës në atletikë me sukses e ka mbyllur pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të shteteve në zhvillim që u mbajt në San Marino këtë fundjavë . Atletët kosovarë kanë arritur të stolisen me pesë medalje një të argjendë dhe katër të bronzta, njofton Klankosova.tv Atleti Musa Hajdari ishte me i suksesshmi, pasi fitoi medaljen e argjendtë në disiplinën 800m, kurse Astrit Kryeziu doli fitues i medaljes së bronztë në disiplinën 800m, ndërkohë Muhamet Ramadani fitues i medaljes së bronztë në hedhjen e gjyles. Nga garueset në konkurrencën e femrave fituese e medaljes së bronztë në disiplinën 800m është Albina Deliu si dhe Erudit Rysha fitues i medaljes së bronztë në disiplinën kërcim së larti. Lirije Peci u rendit e katërta në disiplinën 800m e Gresa Bakraçi u rendit e pesta në disiplinën 3000m. Kjo e fundit vuri rekord të ri të Kosovës në disiplinën 3000m me rezultat 10:10.93 rekordin e deri tanishëm mbante po kjo atlete.