“Atlasi i bukurisë” (FOTO) NULL NULL 12.05.2016 13:06 12.05.2016 13:06 Kur në fillim 30 vjeçarja Mihaela Noroc, la punën të gjithë e morën si një kapriço që do t’i kalojë shpejt. Ajo kishte pak para të cilat i kishte kursyer për të udhëtuar dhe kishte për qëllim që të fotografojë të gjithë aventurën, transmeton Klan Kosova. Por, ajo nuk e fotografoi veten duke u ngjitur në një mal të rrëzikshëm apo duke bërë selfie pranë plazhit. Në vend të saj ajo zgjodhi që t’i fotografojë njerëzit që do t’i takonte – në veçanati gratë. Noroc, tani më e ka bërë një fotosesion të grave që i ka takuar dhe i ka postuar të gjithë fotografitë në blogun e saj të cilin e ka quajtur “Atlasi i bukurisë”, dhe ka për qëllim balacimin e gjithë negativitetetit që shohim në media. “Çdo ditë në media ne shohim atlasin e luftave, konflikteve dhe frikës”. “Njerëzit po luftojnë vetëm e vetëm sepse janë të ndryshëm, sepse kanë një fe, kulturë dhe racë tjetër”, shkruan Noroc. Ajo ka fotografuar gra në më shumë se 45 shtete duke tentuar të tregojë se bukuria është çdo kund dhe nuk ka të bëjë me kozmetikën, parat, racën ose statusin social. “Trendet globale na bëjnë të dukemi dhe të sillemi njëjtë, por ne jemi të bukur pasi që jemi ndryshe”, ka thënë Noroc. Më poshtë mund t’i shikoni disa nga fotografitë të grave të cilat i ka realizuar ajo në shumë vende të botës me shpresën që njerëzit ta kuptojnë se bukuria qëndron tek diverziteti.