Atlanta Hawks kalon në gjysmëfinale NULL NULL 02.05.2015 13:28 02.05.2015 13:28 Atlanta Hawks siguron biletën e gjysmëfinales së Konferencës së Lindjes pasi mbylli serinë e përballjeve me fitoren 111-87 ndaj Brooklyn Nets. Ekipi nga Georgia që u rendit i pari në Lindje gjatë sezonit të rregullt, zbriti në parket me avantazhin e përgjithshëm 3-2 duke ia dhënë goditjen përfundimtare ekipit të Brooklyn në sfidën e gjashtë. Kyle Korver e startoi takimin në mënyrën më të mirë dhe e mbylli mbremjen me 20 pikë. Atlanta mori menjëherë kontrollin e sfidës, ndërsa në fillimin e periodës së tretë kryesonte me 6 pikë avantazh. Edhe pse vendasit tentuan disa herë të riktheheshin në lojë, Paul Millsap që e mbylli mbremjen me 25 pikë, zhvilloi një ndeshje spektakolare duke ruajtur distancën e sigurisë. Pas këtij suksesi, Atlanta gjen në gjysmëfinale Washington Wizards. Takimi i parë do të zhvillohet mbremjen e së dielës në shtëpinë e Hawks. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.