ATK-ja më e mira

ATK-ja më e mira

NULL NULL
7 years më parë
Administrata Tatimore e Kosovës e ka fituar çmimin e parë “Shërbimi më i mirë publik” në ICT Awards. Këtë çmim e mori me projektin Deklarimi Elektronik i Tatimeve.

 

Bëhet e ditur se sistemi për Deklarim Elektronik është një aplikacion softuerik, i cili mundëson pranimin dhe dorëzimin e deklaratave dhe pagesave përmes kanaleve elektronike nga tatimpaguesit e regjistruar në sistemin bazë tatimor, duke shfrytëzuar Internetin Publik si medium i komunikimit.

Albanian ICT Awards është ngjarje tradicionale ku bëhet edhe kurorëzimi i fituesve në shtatë kategoritë që kanë qenë edhe objektivi i të gjithë aplikantëve, ku njëkohësisht është edhe mundësia e vlerësimit më të lartë në sektorin e Teknologjisë Informative.