ATK-ja mblodhi gati 40 milionë euro më shumë të hyra këtë fillimvit në krahasim me fillimvitin e kaluar NULL NULL 03.05.2024 12:52 03.05.2024 12:52 Dogana e Kosovës. Administrata Tatimore e Kosovës ka thënë se ka vazhduar me trendin rritës të të hyrave, ku vetëm për periudhën janar-prill 2024 ka arritur të mbledhë 356.5 milionë euro, apo 38.9 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shprehur në përqindje, sipas ATK-së, rritja është 12.3 %, ndërsa në raport me planin, ATK thotë se kanë tejkaluar atë për 7.9 milionë euro, apo 2.3%. ATK thotë se reformat e realizuara vitet e fundit, ofrimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, rritja e përgjegjësisë dhe llogaridhënies, janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të hyrave. “ATK iu bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë obligimet tatimore, në mënyrë që mos të bëhen objekt i gjobave dhe ndëshkimeve të parapara me ligj, gjithashtu falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore”, ka thënë ATK-ja në njoftimin për media.