ATK-ja mbledh mbi 500 milionë euro tatime për gjashtë muaj NULL NULL 10.07.2025 10:57 10.07.2025 10:57 Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, bëri të ditur se ATK-ja ka inkasuar 524.1 milionë euro të hyra tatimore gjatë periudhës janar-qershor 2025, që paraqet një rritje prej 50.9 milionë euro apo 10.8 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.. Ai këto të dhëna i paraqiti të enjten në një konferencë për media, duke shtuar se ATK-ja ka vazhduar me ngritje të performancës pothuajse në të gjithë indikatorët matës. “Gjatë këtyre gjashtë muajve, ATK-ja ka vazhduar me përkushtim të zbatojë prioritetet strategjike si rritjen e mbledhjes së të hyrave, luftimin e ekonomisë joformale, zgjerimin apo rritjen e përdorimit të teknologjisë në shërbim ndaj tatimpaguesve dhe përmirësimin e kulturës së përgjithshme tatimore në vend. Administrata Tatimore e Kosovës edhe në këtë periudhë raportuese, sikurse edhe në katër vitet e fundit, vazhdoi me ngritje të performancës pothuajse në të gjithë indikatorët matës. Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2025 kemi inkasim të të hyrave tatimore mbi 524.1 milionë euro, që do të thotë se kemi rritur të hyrat mbi 51 milionë euro apo 11%, në raport me vitin paraprak”, tha Murtezaj, raporton EO, transmeton Klankosova.tv. Ai tha se krahas rritjes së të hyrave, ATK-ja po vazhdon edhe me reformën institucionale, konkretisht me reformën në procesin e fiskalizimit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj pret në takim Rohden, diskutojnë për zgjidhjen e bllokadës institucionale 4 orë më parë