ATK inkason mbi 62 milionë euro më shumë sesa nëntëmujori i vitit të kaluar NULL NULL 05.09.2024 14:32 05.09.2024 14:32 Administrata Tatimore e Kosovës. Foto ilustruese 62.9 milionë euro më shumë i ka mbledhur Administrata Tatimore e Kosovës, sesa janar – gushti i vitit të kaluar. Sipas ATK-së, totali i të hyrave të inkasuara ka arritur në 642 milionë euro tatime, duke shënuar kështu rritje të qëndrueshme për buxhetin e shtetit. “Kjo rritje lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e reformave të rëndësishme që kanë për qëllim përmirësimin e efektivitetit dhe rritjen e transparencës”, thuhet në njoftim. “Ndikimi i reformave të ndërmarra përfshinë digjitalizimin e proceseve të punës, trajtimin e borxheve tatimore, krijimin e kanaleve për raportim të rasteve korruptive, luftimin e evazionit tatimor, rritja e përgjegjësisë dhe llogaridhënia janë disa nga reformat të cilat kanë ndihmuar në ngritjen e performancës”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv “ATK mbetet e përkushtuar në forcimin e përmbushjes vullnetare dhe përmirësimin e vazhdueshëm të mbledhjes së të hyrave dhe zvogëlimin e hendekut tatimor, duke u siguruar që tatimpaguesit paguajnë saktë detyrimet tatimore”.