Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Atentati në Tiranë, RENEA gjen kallashnikovin në Lanë

NULL NULL
02.10.2015 10:41

Forcat RENEA kanë gjetur një armë tip Kallashnikov në lumin e Lanës, në distancë të afërt me lulishten “1 Maji”, ku mbrëmjen e së hënës, rreth orës 20:00 u ekzekutuan dy të rinj dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Ekipet e RENEA-s u paraqiten në vendin e ngjarjes në orët e para të së premtes, pas dyshimeve të grupit hetimor se autorët e dyshuar të ngjarjes kanë hedhur armën e zjarrin në lumin e Lanës.

Pas kërkimeve me imtësi në zonën ku mendohej se ishte hedhur arma, është gjetur një automatik tip kallashnikov.

Dyshohet se kjo është arma e krimit të mbrëmjes së të enjtes, megjithatë, priten analizat balistike për ta vërtetuar këtë, transmeton Top Channel.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.