Atalanta siguron Championsin NULL NULL 18.05.2024 20:21 18.05.2024 20:21 Atalanta ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, pasi të shtunën mposhti Leccen, me rezultat 2-0, në xhiron e 36-të të Serie A. Pjesa e parë u mbyll me shumë pak raste të krijuara nga dy anët. Por në pjesën e dytë, Charles De Ketelaere e realizoi golin e parë në ndeshje në minutën e 48′, pas një asistimi nga Gianluca Scamacca. Scamacca pesë minutë më vonë e gjeti golin, duke u asistuar nga Aleksey Miranchuk. Atalanta pas fitores mbetet në vendin e pestë me 66 pikë të grumbulluara.