Atalanta ngjitet në krye të Serie A NULL NULL 28.12.2024 22:49 28.12.2024 22:49 Atalanta e Berat Gjimshitit e ka marrë kreun e tabelës në Serie A. Mjaftoi një barazim 1-1 me Lazion në udhëtim që Atalanta të ngjitet në pozitën e parë me 41 pikë, një më shumë se Interi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Lazio ishte në epërsi që në minutën e 27-të të takimit me Dele-Bashirun, kurse Breascianini barazoi shifrat në 1-1 tek në minutën e 88-të. Aktualisht, Lazio gjendet në pozitën e katërt në tabelë me gjashtë pikë më pak se Atalanta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.