18:00, 20 Gusht 2019

Të keni fëmijë do t’ju bëjë më të lumtur sesa të qëndroni pa fëmijë, sipas një studimi të ri – por jo deri më vonë në jetë, kur ata ‘fluturojnë nga foleja’.

Një ekip studiuesish në Universitetin Heidelberg në Gjermani zbuloi se personat që bëhen prindër kanë tendencë të jenë më të lumtur se sa ata që nuk bëhen me fëmijë në moshtë më të vjetër, por kjo vlen vetëm nëse fëmijët e tyre shpërngulen.

Shkencëtarët pyetën 55,000 njerëz të moshës 50 vjeç e më shumë nga 16 vende evropiane për mirëqenien e tyre mendore, dhe rezultatet sugjerojnë “aspektet pozitive të qenit prindër mbizotërojnë kur plaken”.

Një nga faktorët më të mëdhenj është që fëmijët bëhen një formë e mbështetjes sociale, dhe studiuesit tregojnë se rrjetet e mbështetjes sociale shoqërohen me lumturi më të madhe dhe më pak vetmi, dhe janë si kundërpërgjigje kundër ngjarjeve stresuese.

“Përderisa stresi i lidhur me balancimin e kërkesave konkurruese të kujdesit për fëmijët, puna dhe jeta personale zvogëlohet, pasi njerëzit të rriten dhe fëmijët e tyre të largohen nga shtëpia, rëndësia e fëmijëve si kujdestarë dhe kontaktet sociale mund të mbizotërojë”, thuhet në studim.

Sidoqoftë, fëmijët që ende jetojnë në shtëpi, tregohet se kanë një efekt negativ në mirëqenien.

Konkurs Pune

Lexo më shumë