Astrit Stafa thyen heshtjen, çfarë këshille i dha binjakut të tij për hyrjen në BBVK4? (VIDEO) NULL NULL 22.11.2025 23:24 22.11.2025 23:24 Në mesin e thashethemeve, pritjeve dhe listave të pafundme me emra, një nga personazhet që shumëkush e priste të hynte në Big Brother ishte pikërisht Astrit Stafa. Portale të ndryshme madje raportonin me “burime të sigurta” se Astriti ishte tashmë banor zyrtar i shtëpisë më të famshme. Të gjithë po prisnin momentin kur në ekran do të shfaqej klipi i prezantimit të tij. Por, jo. Në vend të Astritit, publikut iu shfaq Arditi, binjaku i tij, si banor i ri i këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, duke sjellë surprizë dhe konfuzion njëkohësisht. Përmendja e vazhdueshme e emrit të Astritit në media dhe rrjete sociale bëri që edhe vetë ai të fillonte të dyshonte se mos ndoshta vërtet ishte bërë pjesë e formatit, edhe pse nuk kishte pasur asnjë komunikim me produksionin. Ndër momentet më epike janë fjalët që ai i ka thënë vetë Arditit, teksa po qarkullonin zërat e shumtë. /Klankosova.tv