Astrit Gashi: Muhaxheri cinik, kundërkandidatët i ikën gjuhës së tij NULL NULL 19.10.2017 23:42 19.10.2017 23:42 Analisti politik, Astrit Gashi ka komentuar debatin mes kandidatëve për kryetar të Pejës që është zhvilluar sonte në Magazina Lokale në Klan Kosova. Gashi ka thënë se kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka qenë shpesh herë cinik, por që kundërkandidatët e tjerë i janë ruajtur. “Debatet për Pejën nuk kanë qenë shumë të ashpra, Gazmend Muhaxheri si kryetari aktual i Pejës ka qenë i vetmi, që në pjesën më të madhe të kohës ka tentuar t’i ikë debatit edhe me cinizëm, akuza e pyetje”. “Edhe sonte, disa herë i tha kandidates së PDK-së “nuk i merr vesh” por në anën tjetër, kundërkandidatët janë ruajtur nuk janë futur në gjuhën e Muhaxherit, sepse cinizimi i fuqishëm është terren i tij, dhe i kanë ikur kësaj pune”. Gashi në Analiza Lokale në Klan Kosova ka komentuar kandidatët për qytetin e Pejës. “Kandidati i LDK-së (Gazmend Muhaxheri) më së paku më duket si kandidat i LDK-së, s’është profil i kandidatit të LDK-së, ka qenë kandidat i partisë “Ora”, në kohën sa ka qenë “Ora” ka punuar në komunë, në qeverisjen e AAK-së të Ali Berishës”. “Është kandidat i huaj për LDK-në, është pritur dhe zhvilluar nga LDK-ja, prej njerëzvë të Prishtinës edhe në zgjedhjet e kaluara ka pas përkrahje të oligarkëve, dhe përkrhaje të Xhavit Halitit dhe PDK-së”. “Kandidatja e PDK-së (Sabiha Shala) është kandidate grua, është kandidate grua në një qytet të madh, po e respektoj shumë se nuk ka hyrë në ballafaqime personale”. “Ajo po tregon se marrja e pushtetit nuk është gjithçka për të, po tregon fytyrën dhe planin e saj. Ka hendikep që PDK-ja nuk po arrin të imponohet si parti e fuqishme në Pejë”. “Kandidati kryesor për të hyrë në balotazh është Fatmir Gashi nga AAK-ja, AAK ka bërë përzgjedhjen e duhur sepse ka vendosur kandidatin që tejkalon elektoratin tradicional të AAK-së”. “Është teknokrat, ndërmarrës i mirë dhe ekonomist shumë i mirë, djalë i sinqertë dhe i butë”. “Kandidati i Vetëvendosjes (Bashkim Nurboja) është njeri i mirë, profesor i nderuar, ka përfunduar shkollimin adekuat”. “Më duket e padrejtë që dikush prej kundërkandidatëve ia qesin do libreza që i ka pasur disa nota të dobëta në shkollë fillore ose të mesme”. “Ka mundur të jetë më kritik ndaj kryetarit, e jo kundërkandidatëve të tjerë. E shoh në garë po balotazhi mendoj që është mes AAK-së edhe LDK-së”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.