Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aston Martin DBX, mrekulli e re

NULL NULL
05.05.2015 17:51
Koncepti i çmendur i Aston Martin, tash në prodhim serik.

Aston Martin, kompania e madhe britanike, ka konfirmuar se koncepti DBX do të prodhohet së shpejti.

Kjo vjen pasi ditë më parë kompania njoftoi se do të investojë rreth 200 milionë funte për të krijuar modele të reja.

“Do të zhvillojmë modele luksoze që do të jenë bazë e planit të biznesit strategjik për të ardhmen”, ka njoftuar kompania. Në këtë plan, kompania do të zgjerojë tregun për veturën luksoze GT me prezantimin e një veture të re të bazuar në konceptin DBX” -thuhet në njoftimin e kompanisë.

Detaje rreth versioneve që do të prodhohen ende nuk ka, ndaj na mbetet të presim që të befasohemi si gjithherë nga Aston Martin.

 

lajme të ngjashme