Aspirina tek të prekurit nga kanceri i gjirit – rrit gjasat për mbijetesë por edhe mund të jetë shkatërruese NULL NULL 13.08.2019 16:30 13.08.2019 16:30 Aspirina mund të jetë një “Ruletë Ruse” për njerëzit me kancer të gjirit, sipas hulumtimeve të reja. Ky ilaç mund të rrisë shanset e pacientëve për mbijetesë, siç kanë zbuluar studimet e mëparshme – me gjasë pasi shuan inflamacionin. Sidoqoftë, kjo nuk ka qenë gjithmonë e vërtetë për të gjithë pacientët me kancer të gjirit, duke e vënë në dyshim teorinë. Sot, studiuesit e Universitetit të Karolinës së Veriut kanë sugjeruar një arsye – të gjitha mund të lidhen me karakteristikat gjenetike të tumorit dhe pacientit. Testimet e tyre, të botuara sot në revistën CANCER, sugjerojnë se kimikatet në aspirinë mund të ndikojnë në metilimin e ADN-së, proces që rregullon se cilat gjene shprehen. Në disa, mund të funksionojë mirë, duke penguar tumorin dhe forcuar mbrojtjen e trupit – por në të tjerët, mund ta bëjë krejt të kundërtën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.