Aspak lehtë për Llapin edhe nëse kalohen danezët e fortë të Brøndby IF NULL NULL 22.07.2024 16:22 22.07.2024 16:22 Photo Credit: (PAP) Nënkampioni i Kosovës assesi të gjejë qetësi në shortin e kualifikimeve evropiane. Pasi u eliminua nga UEFA Europa League, prej skuadrës së madhe polake, Wisła Kraków, rrethi i dytë eliminator në Conference League e ka vënë përballë Brøndby IF, 13 herë kampion në Danimarkë. Por edhe në rastin më të mirë për llapjanët, nëse kalojnë në raundin e tretë, aty i pret fituesi i përballjes Legia Warszawa – Caernarfon Town. Polakët e Varshavës janë favoritë absolutë në këtë duel dhe pritet të kalojnë pasi modestët e Uellsit nuk është se kanë ndonjë histori në këto nivele, duke regjistruar vetëm pjesëmarrjen e parë sivjet në gara evropiane, shkruan Klankosova.tv. Brøndby – Llapi zhvillohet të enjten me fillim nga ora 19:00, kurse dueli i kthimit më 1 gusht.