Asociacioni i njëanshëm, i papranueshëm nga pala kosovare NULL NULL 02.06.2016 08:13 02.06.2016 08:13 Paralajmërimi për themelimin e njëanshëm të Asociacionit të Komunave Serbe nga ana e serbëve të veriut është i papranueshëm për Qeverinë dhe për opozitën kosovare. Një veprim i tillë, sipas Qeverisë, do të ishte humbje kohe për serbët dhe njëkohësisht edhe bllokim në procesin integrues Politikanët serbë të veriut të Kosovës janë duke i bashkërenduar veprimet me Qeverinë në Beograd për ta themeluar njëanshëm Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, si shenjë kundërveprim ndaj zvarritjes së formimit të tij nga ana e Qeverisë së Kosovës. Madje, sipas burimeve nga veriu, serbët janë të gatshëm të veprojnë jashtë Prishtinës, duke mos pritur deri në “pafundësi”. Por, Qeveria e Kosovës, subjektet opozitare dhe analistët politikë vlerësojnë se funksionalizimi i njëanshëm i Asociacionit do të bënte që institucionet e Kosovës të mos e pranojnë atë si legjitim dhe se serbët në Kosovë nuk do të kishin kurrfarë përfitimi nga formimi i këtij Asociacioni, shkruan sot gazeta “Zëri”. Ata madje thonë se mosrespektimi i marrëveshjeve të Brukselit nga ana e Serbisë do të bënte që kësaj të fundit t’i bllokohet anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se vetëshpallja e Asociacionit së Komunave është një hap i pamundur, ndërsa ka shtuar se Serbia pa i zbatuar marrëveshjet me Kosovën do ta ketë të pamundur anëtarësimin në Bashkimin Evropian. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025