Asnjë vdekje me COVID-19 në 24 orët e fundit NULL NULL 24.09.2020 15:02 24.09.2020 15:02 Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Deri më tani nga ky virus në Kosovë kanë ndërruar jetë 616 persona, njofton Klan Kosova. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 87 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.987 raste. Numri i rasteve aktive është 1.730. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.