Asnjë rast i ri në epiqendrën e Koresë së Jugut NULL NULL 10.04.2020 08:33 10.04.2020 08:33 Qyteti i Koresë së Jugut Daegu, i cili ishte epiqendra e krizës së vendit Covid-19, nuk ka raportuar asnjë rast të ri të virusit për herë të parë që kur shpërthimi filloi dy muaj më parë. Diku tjetër, u konfirmuan 27 raste të reja të koronavirusit, numri më i vogël i infeksioneve që raportohen brenda 50 ditësh. Asnjë rast i ri i raportuar i koronavirusit në qytetin e Daegu është një lajm i mirë, por zyrtarët shëndetësorë kanë lëshuar një paralajmërim të rreptë para fundjavës së Pashkëve. Ata janë të shqetësuar për shërbimet e mëdha të kishave dhe Kryeministri u ka kërkuar grupeve fetare të përmbahen nga tubimet masive. Ndërkohë, koreaano-jugorwt po shkojnë në votimet që kanë hapur për dy ditë nw votimet e parakohshme përpara zgjedhjeve parlamentare javën e ardhshme. Të gjithë votuesit këshillohen të bartin maska, ata do të kontrollojnë temperaturën e tyre dhe do të mbahen të paktën një metër larg nga të tjerët, ndërsa presin të hedhin votën e tyre. Të gjithë që hyjnë në kabinën e votimit do të duhet të dezinfektojnë duart dhe të mbajnw dorwza, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve ka ngritur gjithashtu vendvotime në tetë ambiente ku pacientët me Covid-19 me simptoma të lehta janë duke u trajtuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.