Asnjë nga të akuzuarit s’e shikojnë videon nga momenti i planifikimit të sulmit në Banjskë (VIDEO) NULL NULL 17.04.2025 10:44 17.04.2025 10:44 Sot ka nisur seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për rastin e sulmit në Banjskë. Gjatë seancës, atyre iu paraqit edhe një video nga Rashka të datës 13 tetor 2021, ku dyshohet se nisi planifikimi i sulmit. Asnjë nga të akuzuarit nuk e ngrisin kokën që ta shikojnë, njofton Klankosova.tv. Në sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator 2023, u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku. Në këtë rast, 45 persona janë të akuzuar, përfshirë edhe kryeterroristi, Millan Radoiçiq.