Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Asnjë i vdekur dhe 56 raste të reja me COVID-19 për 24 orë

NULL NULL
04.10.2020 14:53

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi në vend.

Zemaj mes tjerash tregon se  në 24 orët e fundit 56 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, kurse 69 pacientë kanë arritur që të shërohen, njofton Klan Kosova

Postimi i plotë i Zemajt:

Në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, situata epidemiologjike po vazhdon të jetë më e qetë se gjatë shtatorit. Pres që angazhimi kundër virusit Covid-19, të mos e ulë përkushtimin në sistemin e tërësishëm shëndetësorë.

Edhe sot lakorja e numrit të të infektuarve për 24 orët e fundit, është më e ulët se numri i të shëruarve.

Nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, ndërsa 56 kanë rezultuar pozitiv, e 69 e kanë fituar betejën me Covid 19.

Bashkë mund t’ia dalim!

lajme të ngjashme