Asnjë foshnje e infektuar me COVID-19 (VIDEO) NULL NULL 18.01.2021 20:49 18.01.2021 20:49 Nga virusi COVID-19 nuk shpëtuan as bebet e posalindura. Disa bebe u infektuan me virusin, e u trajtuan në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK, në një hapësirë të veçantë në repartin intensiv, përcjellë Klan Kosova. Edhe foshnjat ishin me simptoma e terapi, derisa u trajtuan nga stafi mjekësor i cili ishte i përgatitur për këtë sfidë. Që nga fillimi i pandemisë janë 4 foshnje të prekura me COVID-19, derisa të dyshuara ishin 60 sosh. Për fat të mirë asnjë nga këto bebe nuk ka vdekur, dhe të gjitha janë shëruar. Aktualisht në Klinkën e Neonatologjisë nuk ka asnjë foshnje të infektuar, derisa foshnja e fundit u shërua dhe u lirua për në shtëpi para 3 ditësh. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.