Asnjë fjalë nga deputetët e VV-së para nisjes së seancës konstituive NULL NULL 24.08.2025 10:48 24.08.2025 10:48 Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë ndalur për të komentuar lidhur me seancën e sotme konstituive, raporton gazetarja Qëndresa Bellagoshi. “Asnjë nga deputetët që kanë ardhur nga kjo pjesë nuk e kanë thënë asnjë fjalë lidhur me atë se kush mund të propozohet për kryekuvendar/e. Ishte deputeti Agim Bahtiri i cili nuk e tha asnjë fjalë, asnjë përshëndetje”, tha Bellagoshi. Ndërkaq, gazetarja Bellagoshi bëri të ditur se asnjë nga deputetët e tjerë nuk ka hyrë nga hyrja e Presidencës për seancën e orës 11 Ndryshe, deputetët e legjislaturës së nëntë do të përpiqen sot në orën 11:00 të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, i cili ka mbetur i bllokuar edhe pas dy aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. /Klankosova.tv