“Asnjë ëndërr nuk është shumë e madhe”, Stresi dhe Alaudini bëhen bashkë (FOTO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Asnjë ëndërr nuk është shumë e madhe”, Stresi dhe Alaudini bëhen bashkë (FOTO)

NULL NULL
22.03.2023 08:45

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, rep artisti Stresi duket se po shijon në maksimum ditët e suksesit pas daljes nga shtëpia e “Vëllait të Madh”.

Përveç çmimit të madh që ai dërgoi në shtëpi, Stresi tani do të jetë i angazhuar edhe në shumë projekte që nuk përfshijnë vetëm muzikën.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet ylli i hitit “Kosovë-Shqipni”, i cili përmes një postimi në Instagram bashkë me prezantuesin zyrtar të BBVK-së, Alaudin Hamitin, duket të kenë pasur një bisedë goxha produktive.

“Asnjë ëndërr nuk është shumë e madhe. Asnjë sfidë nuk është shumë e madhe po thotë Dini. Plot Projekte te tjera po vijnë. Ushqehuni me dashni bre njerëz se shpëtoni”, ka shkruar Stresi pos tjerash, duke mos zbuluar detaje të tjera.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme