Asllani: Jam i lumtur, ende nuk e kam kuptuar që e kemi fituar titullin NULL NULL 23.04.2024 11:14 23.04.2024 11:14 Në festën e titullit të Interit nuk mungoi as mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, i cili u deklarua se po përjeton një moment magjik. Ai u shpreh se është shumë i lumtur, duke theksuar se ende nuk e ka kuptuar që ka fituar, shkruan klankosova.tv “Jemi shumë të lumtur, nuk ka fjalë që e përshkruan. Si tifoz i Interit, nuk mund të kërkoja asgjë më të mirë. Jemi të lumtur, edhe sot ishim larg shtëpisë, por kishte shumë tifozë. Ndoshta ende nuk e kam kuptuar që e kemi fituar këtë kampionat, do të shohim nesër në mëngjes. Fitorja në derbi ndoshta ka edhe më shumë rëndësi. Ne e donim “skudeton”, ia dolëm. Tani le të vazhdojmë”, ka deklaruar Asllani.