Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Asisti 465 sonte në Artmotion dhe Klan Kosova: Drejtuesit e Sigal Prishtinës flasin para Ligës Ballkanike, Dren Zatriqi tregon të rejat nga Liga Unike

NULL NULL
11.10.2021 15:09

E hëna në ekranet e të gjithë shikuesëve të platformës Artmotion dhe kanalit televiziv Klan Kosova sjellë premierën e episodit të 465-të të emisionit ekskluziv basketbollistik, Asistit me Agon Fehmiun dhe Ulpiana Emran.

Mysafirë special për pjesën e parë të emisionit trajneri i Penzës, Bujar Loci dhe kapitenja e skuadrës,

Valbona Bytyqi të cilët vijnë në Asist për të treguar rreth organizimit, ndeshjeve dhe Superkupës së fituar në konkurrencën e femrave, pasi mposhtën të martën e kaluar Prishtinën në finale.

Përveç figurave kryesore të Penzës në studio për të diskutuar rreth dy garave madhore për skuadrat tona që do nisin nga kjo javë, Liga Ballkanike dhe Liga Unike janë kryetari i Sigal Prishtinës Burim Maraj dhe drejtori i Ligës Unike, Dren Zatriqi.

Përveç bisedës me mysafirët në këtë episod të Asistit si çdo herë mund të ndiçni përmbledhjen dhe analizën e komplet javës së kaluar në Artmotion Superligën e Kosovës në basketboll teksa nuk do të mungojnë as kronikat ekskluzive për Euroligë, Aba Ligë dhe NBA si dhe rubrika speciale e emisionit:

Shqiptarët në Botë, që do iu mbajë të informuar në lidhje me paraqitjen e lojtarëve tanë kudo në Evropë dhe botë.

Termini mbetet i njëjtë, nga ora 21:00 në Art Sport 1 dhe dhjetë minuta pas mesnate në Klan Kosova, mos e humbisni!

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme