Ashkalinjtë shënojnë ditën e tyre (VIDEO) NULL NULL 15.02.2020 20:20 15.02.2020 20:20 Pjesëtarët e komunitetit ashkali nga mbarë Kosova u mblodhën në Ferizaj për të festuar 17 vjetorin e ditës së Flamurit të këtij komuniteti. Në ngjarje si kjo, falënderimi për kontributdhënësit nuk ka munguar, njofton Klan Kosova. Por falënderime nuk ka pati për qeverinë e re të Kosovës, e cila sipas tyre kësaj radhe nuk u ofroi mbështetje financiare për këtë manifestim. Pjesë e programit ishte edhe interpretimi i këngëve, përmes të cilave këta thanë se u dëgjua zëri i ashkalinjëve në Kosovë. Kronikë e gazetari Flamur Gajtani.