Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AShAK paralajmëron se më 3 korrik do të mbajë mbledhje komemorative për Kadarenë

NULL NULL
01.07.2024 12:51
Ismail Kadare
Ismail Kadare

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës ka bërë të ditur se më 3 korrik do të mbajë mbledhje komemorative në respekt të veprës së shkrimtarit të ndjerë, Ismail Kadare, duke filluar nga ora 11:00.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se me pikëllim të thellë e morën lajmin e trishtuar se sot është ndarë nga jeta shkrimtari Ismail Kadare, emblema e letërsisë bashkëkohore shqipe, njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj dhe më të njohur të letërsisë europiane, kandidat i shumëfishtë për çmimin Nobel dhe fitues i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve ndërkombëtare, vepra e të cilit është përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë të botës.

“Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës më 1991 e zgjodhi Kadarenë anëtar të jashtëm të saj, për kontributin e çmuar në fushën e letërsisë. Me këtë rast Akademia iu shpreh ngushëllime të thella familjes Kadare, shkrimtarëve, miqve të shumtë dhe institucioneve kulturore dhe shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës”, thuhet në reagimin e AShAK. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.