AShAK organizon mbledhje komemorative në nderim të Nexhat Dacit NULL NULL 02.01.2026 11:12 02.01.2026 11:12 Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, nesër më 3 janar, do të mbajë mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së akademikut Nexhat Dacit. Sipas njoftimit, mbledhja do të zhvillohet nga ora 09:15, transmeton Klankosova.tv. Ndërkohë sot, 2 janar, në nder të jetë dhe veprës së ish-kryeparlamentarit Daci, po mbahen homazhe në holl të Kuvendit të Kosovës. Nderime kanë bërë presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari në detyrë, Dimal Basha, kreu i PDK-së Bedri Hamza, si dhe artistë e figura tjera të njohura.