Asgjësohen 660 bimë narkotike NULL NULL 02.05.2015 22:14 02.05.2015 22:14 660 rrënjë bimë narkotike janë asgjësuar në dy operacione nga Policia e Shkodrës. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Myselim, komuna Postribë në Shkodër, janë kultivuar bimë narkotike, është ushtruar një kontroll i imtësishëm ku ka rezultuar se, në vendin e quajtur Lodërtune, në një zonë kodrinore dhe të pyllëzuar, janë gjetur 400 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva, të cilat varionin nga 5 deri në 10 cm të larta. Po sot, pas informacioneve të marra se në fshatin Mnelë, Komuna Vig Mnelë në Shkodër, janë të kultivuara bimë narkotike, u ushtrua një tjetër kontoll i imtësishëm. Nga operacioni rezultoi se, në vendin e quajtur Currilat, në një pjesë kodrinore, u gjendën 260 rrënjë bimë narkotike Canabis Stattiva, të cilat varionin nga 10 deri në 15 centimetra të larta. Po punohet për evidentimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.