Asgjësohen 105 bimë narkotike në Vlorë NULL NULL 24/05/2015 24/05/2015 Policia e Vlorës ka bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e 2 parcelave me rreth 105 bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Parcelat janë zbuluar në fshatin Dushkarak, në vendin e quajtur Dautaj, ku në një zonë të pyllëzuar ishin hapur 2 parcela afër shtratit të lumit Vjosë, në të cilat ishin të kultivuara 105 bimë narkotike me lartësi deri në 20 centimetra. Policia asgjësimin e tyre e ka bërë me anë të djegies, ndërkohë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës të kësaj vepre.